Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kolegët me postime plot dhimbje për vdekjen e Dr. Jetmir Gashit

Lajme 13/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një aksident tragjik mbrëmjen e djeshme i ka marrë jetën kirurgut vaskular, Dr. Jetmir Gashit.

Lajmin e trishtë e dhanë fillimisht kolegët në rrjete sociale, të pasuar nga telegrame ngushëllimi nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) dhe Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), shkruan Gazeta Shneta.

Për largimin nga jeta të Dr. Jetmir Gashit, kanë reaguar një masë e madhe e kolegëve, tashmë të të ndjerit.

Drejtori i Kirurgjisë Vaskulare në QKUK, Hajriz Rudari, është shprehur i tronditur nga marrja e lajmit për humbjen e kolegut të tij.

“E kobshme paska qenë kjo mbrëmje kur morëm lajmin e trishtë për ndarjen tragjike nga jeta, të kolegut tonë, dr. Jetmir Gashit, Kirurg Vaskular!”, ka shkruar Rudari.

Teksa, instrumentarja e repartit të Kirurgjisë Vaskulare në QKUK, Adelina Lahu, e ka vlerësuar lartë kontributin e dhënë të Dr. Gashit dhe mirënjohje të madhe për punën dhe kohën e kaluar së bashku.

“Një jetë e ndërprerë padrejtësisht në mes… Një ditë e trishtë për të gjithë ata që patën fatin të të njohin, të punojnë e të ndajnë momente me ty.  Kujtimi yt do të mbetet gjithmonë i gjallë mes nesh. U prehsh në paqe!”, ka thënë Lahu.

Me një indinjatë të thellë dhe i prekur shpirtërisht, kardiokirurgu Leonard Bytyqi, dërgoi mesazhe të fuqishme dhe prekëse të ndarjes nga jeta të kolegut të tij.

“Qysh asht kaq e padrejtë kjo jetë, qysh m’le pa m’thonë u pafshim nesër. S’muj me pranu ikjen tande o shoq, asht e pamundshme osht e pabesushme, gjithë ato plane na metën n’gjysmë o burrë i dheut. Nuk t’ thom lamtumirë kurrë”, ka shkruar Bytyqi.

Momentet prekëse dhe të paharrueshme ndaj rrugëtimit të përbashkët të shkollimit dhe punës që filloi nga viti 2011-ta, Bytyqi i bashkon në frazën e mëposhtme:

“Të pandarë prej 2011-tës, recetën e parë të mjekut e kam mësu si me shkru ngat ti o Jetmir burri edhe vulën e parë t’mjekut e kam qit vulën tande o shoq”, u shpreh ai.

Dr. Jetmir Gashi ishte specialist i Kirurgjisë Vaskulare nga Suhareka. Studimet për Mjekësi të Përgjithshme i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ndërsa specializimin për Kirurgji Vaskulare e përfundoi në Kosovë.

Dr. Gashi u shërbeu qytetarëve në lëminë e Kirurgjisë Vaskulare për shumë kohë. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakTë moshuarit në Angli janë më të lumtur me jetën e tyre tani se para COVID-19
Artikulli i rradhës KQZ: Procesi i numërimit po vazhdon në 19 komuna, sot nisi edhe në Ferizaj

Ju sugjerojmë

Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo, mbi 2.300 raste të konfirmuara

21/07/2026 Lajme

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.