Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të moshuarit në Angli janë më të lumtur me jetën e tyre tani se para COVID-19

Jetë 13/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të moshuarit në Angli janë më të lumtur se kurrë – ose të paktën më të lumtur se sa ishin para pandemisë COVID-19, raporton Euronews Health.

Sipas një studimi, hulumtuesit nga University College London (UCL) ndoqën rreth 4,000 persona të moshës 50-vjeç e sipër në vend, nga viti 2012 deri në 2023. Ata përdorën të dhëna nga anketat për të matur lumturinë, kënaqësinë me jetën dhe mirëqenien eudaimonike – një ndjenjë qëllimi dhe kuptimi në jetë – si dhe simptomat depresive.

Ndoshta jo çuditërisht, mirëqenia mendore e të moshuarve u përkeqësua dhe nivelet e depresionit u rritën në fund të vitit 2020, kur kufizimet pandemike ishin ende në fuqi, sipas gjetjeve të publikuara në revistën “Aging & Mental Health”.

Por më pas, situata ndryshoi. Mirëqenia mendore e të moshuarve britanikë u rikuperua nga fundi i vitit 2021 deri në 2023, me kënaqësinë e tyre me jetën dhe ndjenjën e qëllimit që madje tejkaloi nivelet para pandemisë, vë në pah gjetjet e studimit, përcjell Gazeta Shneta.

Gjetjet mund të “reflektojnë një vlerësim të ri për lidhjet sociale dhe aktivitetet kuptimplota, si dhe një qëndrueshmëri psikologjike të shtuar pas një periudhe vështirësish,” tha në një deklaratë Paola Zaninotto, autorja kryesore e studimit dhe profesoreshë e statistikave mjekësore dhe sociale në UCL.

Megjithatë, rezultatet janë në përputhje me kërkimet e mëparshme që tregojnë se kënaqësia me jetën është rritur lehtë në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i viteve 1980.

Në vitin 2024, Mbretëria e Bashkuar u rendit e 20-ta nga 143 vende në Raportin Vjetor të Lumturisë nga Universiteti i Oksfordit, i cili ndjek kënaqësinë e njerëzve me jetën.

Të moshuarit në Mbretërinë e Bashkuar janë tani “ndjeshëm më të lumtur se të rinjtë,” zbuloi raporti i vitit 2024, një trend që pasqyrohet edhe në Norvegji, Suedi, Gjermani, Spanjë dhe Francë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDyshime për reaksione tek pacientët: QKUK e ndal përdorimin e kontrastit, hesht operatori Liri-Med
Artikulli i rradhës Kolegët me postime plot dhimbje për vdekjen e Dr. Jetmir Gashit

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.