Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Komisioni Ekzekutiv kërkon përgjegjësi nga drejtorët për ikjen e mjekëve nga orari i punës

Lajme 26/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni Ekzekutiv për shëndetësi i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka mbajtur dje takimin e dytë ku janë diskutuar katër pika në lidhje me menaxhimin e shëndetësisë në vend.

Në këtë takim është kërkuar më shumë përgjegjësi dhe mbikëqyrje nga drejtorët e klinikave dhe spitaleve në lidhje me ikjen e mjekëve nga orari i punës, shkruan Gazeta Shneta.

Komisioni ka konsideruar se ikja e mjekëve nga vendi i punës gjatë orarit zyrtar përbën kërcënim dhe rrezikim të jetës së pacientëve, sidomos në rastet kur këta mjekë janë të punësuar edhe në sektorin privat.

“Për të siguruar respektimin e orarit të punës nga ana e punonjësve të institucioneve publike, sidomos atyre që janë të punësuar edhe në sektorin privat, Komisioni do të marrë masa për mbikëqyrje të shtuar ndaj të gjithë drejtuesve të njësive në sektorin publik që janë përgjegjës për kontrollin e mbarëvajtjes në punë të vartësve të tyre”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Njoftimi i plotë me pikat që janë diskutuar në këtë komision:

Në kuadër të këtij synimi, anëtarët e Komisionit janë dakorduar si në vijim:

  1. Për të plotësuar nevojat e pacientëve në institucione publike shëndetësore, Kryeministri Kurti, javën që vjen, do të nënshkruajë Udhëzimin Administrativ për Licencimin e profesionistëve shëndetësorë të huaj. Me këtë Udhëzim, do të lehtësohen procedurat e licencimit të profesionistëve të mërgatës, si dhe të atyre të trojeve shqiptare. Në afatshkurtër komplementariteti me profesionistë nga mërgata e rajoni do të plotësojë ofrimin e shërbimeve që mungojnë ose rrezikojnë të mos ofrohen. Teksa njëkohësisht institucionet punojnë me ritëm të shtuar për trajnimin dhe aftësimin e profesionistëve vendas për të ofruar këto shërbime në të ardhmen.
  2. Çdo orë kur mungon një profesionist shëndetësor gjatë orarit të tij të punës është jo vetëm një orë e vjedhur nga shteti, por edhe kërcënim ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve tanë. Andaj, për të siguruar respektimin e orarit të punës nga ana e punonjësve të institucioneve publike, sidomos atyre që janë të punësuar edhe në sektorin privat, Komisioni do të marrë masa për mbikëqyrje të shtuar ndaj të gjithë drejtuesve të njësive në sektorin publik që janë përgjegjës për kontrollin e mbarëvajtjes në punë të vartësve të tyre.
  3. Komisioni kërkon në mënyrë urgjente rritjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit përmes Inspektoratit Shëndetësor dhe Inspektoratit Farmaceutik, në të gjithë sektorin shëndetësor, publik dhe privat, për të parandaluar e ndëshkuar shkeljet e detyrimeve ligjore që rezultojnë në dëmtim të pacientëve në shëndetin, integritetin apo dhe financat e tyre.
  4. Brenda dy muajve do të miratohen aktet statutare dhe do të hapet rruga për konkursin i cili do ta bëjë QKUK-në me drejtor.

Duke marrë parasysh rëndësinë e reformave rrënjësore në sistemin shëndetësor, Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi do të vijojë aktivitetin dhe takimet sa më shpesh që të ketë nevojë për t’i shtyrë përpara këto reforma.​

Artikulli paraprakFOTO: Foshnjat në mitër reagojnë ndryshe ndaj shijeve të ushqimit të nënës pas ngrënies
Artikulli i rradhës Anesteziologët po e lënë sektorin publik për atë privat, rrezikohen të zgjerohen listat e pritjes

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.