Foshnjat në barkun e nënës janë adhurues të mëdhenj të karotave, por jo aq shumë perimeve me gjethe jeshile – dhe e tregojnë atë në fytyrat e tyre, thonë shkencëtarët në një studim të ri të botuar gjatë ditës së enjte.
Studiuesit në Universitetin Durham në Anglinë Verilindore thanë se gjetjet ishin prova e parë e drejtpërdrejtë që foshnjat reagojnë ndryshe ndaj aromave dhe shijeve përpara se të lindin, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Një ekip shkencëtarësh studiuan skanimet me ultratinguj 4D të 100 grave shtatzëna dhe zbuluan se foshnjat e ekspozuara ndaj shijeve të karotës shfaqnin përgjigje “të qeshura”.
Ndërsa, ato të ekspozuar ndaj shijeve të lakër jeshiles në të kundërt treguan më shumë përgjigje si “të qara”.
Hulumtuesja kryesore, Beyza Ustun, tha se:
“Një numër studimesh kanë sugjeruar që foshnjat mund të shijojnë dhe nuhasin që në mitër, por ato bazohen në rezultatet pas lindjes, ndërsa studimi ynë është i pari që i ka parë këto reagime para lindjes.
“Si rezultat, ne mendojmë se ky ekspozim i përsëritur ndaj shijeve para lindjes mund të ndihmojë në vendosjen e preferencave ushqimore pas lindjes, gjë që mund të jetë e rëndësishme kur mendohet për mesazhet rreth ushqimit të shëndetshëm dhe potencialin për të shmangur ‘ngatërresën e ushqimit’ gjatë shkëputjes nga gjiri.”
Dëshmia e parë e drejtpërdrejtë që foshnjat reagojnë ndaj shijes dhe nuhatjes që në mitër
Tek fetuset, shija dhe nuhatja mendohet se mund të ndodhë përmes thithjes dhe gëlltitjes së lëngut amniotik në mitër. /Gazeta Shneta/