Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kompania Novo Nordisk shkurton 9 mijë vende pune si shkak i rritjes së konkurrencës nga Eli Lilly

Jetë 11/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjiganti farmaceutik do të heqë mbi 11% të fuqisë punëtore globale, pasi rivali amerikan, Eli Lilly po fiton terren në tregun e barnave kundër obezitetit.

Kompania daneze Novo Nordisk, njoftoi të mërkurën se do të shkurtojë 9,000 vende pune, duke ulur për të tretën herë këtë vit parashikimin e fitimit, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Mes tjerash, fajësoi konkurrencën e ashpër në tregun e barnave për obezitet, e cila po ndikon negativisht te produktet e saj për humbje peshe, Ozempic dhe Wegovy.

Rreth 5,000 prej shkurtimeve të vendeve të punës do të jenë në Danimarkë, nga një fuqi punëtore globale prej 78,400 punonjësish, ndërsa kompania pret të kursejë rreth 8 miliardë korona daneze (rreth 1.1 miliardë euro) në vit deri në vitin 2026.

Kompania uli pritshmëritë për rritjen e fitimit operativ këtë vit në 4–10%, nga parashikimi i mëparshëm prej 10–16%.

“Transformimi pasqyron angazhimin e kompanisë për të përmbushur kërkesën në rritje globale, duke konkurruar njëkohësisht në një treg obeziteti më dinamik dhe më të orientuar nga konsumatori, siç tregohet edhe nga ngadalësimi i fundit i rritjes,” thanë përfaqësuesit e komapanisë Novo Nordisk në një deklaratë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKosova bëhet pjesë e rrjeteve ndërkombëtare të One Health
Artikulli i rradhës Osmani e konsideron “politik” raportimin për shkollimin e vajzave të saj, distancohet nga ndalimi i kameramanit: S’e kërkova unë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.