Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Osmani e konsideron “politik” raportimin për shkollimin e vajzave të saj, distancohet nga ndalimi i kameramanit: S’e kërkova unë

Lajme 11/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Presidentja është shfaqur sot në Presidencë në praninë e disa gazetarëve, të cilëve u kërkoi të mos i incizojnë vajzat e saj, një ditë pasi një kameraman i mediumit Paparaci u ndalua nga mbrojtja e saj e afërt.

Paparaci ka publikuar një video duke mohuar se janë incizuar vajzat e saj, ndërsa Vjosa Osmani tha se nuk ka qenë kërkesë e saj ndalimi i kameramanit, ndonëse në një reagim të djeshëm nuk e përmendi sjelljen e atyre që kujdesen për sigurinë e saj dhe të familjes. Këtë raportim, presidentja e konsideroi “politik”.

“Gënjeshtër tjetër është se kinse mbrojtja ime e afërt e ka arrestuar një gazetar. Unë vetë kam kërkuar nga mbrojtja ime e afërt që të mos i prekin me dorë. Ata nuk arrestojnë gazetarë, kanë qenë në kryerjen e detyrës zyrtare”, tha ajo. Tha se nuk ka “asnjë informacion” se “nga kush dhe si” është ndaluar kameramani.

Osmani tha se vajzat e saj “mezi presin ditën që të shkojnë në shkollë pa përcjellje”.

“Incizimi i paautorizuar është vepër penale”, tha ajo, duke shtuar se te shkolla private ku vajzat e saj ndjekin mësimin, “ka qenë shenja që ndalohet incizimi i paautorizuar”.

Në një përpjekje për ta arsyetuar sjelljen, Osmani tha ndër tjerash: “Mos harroni se në këtë vend ka pasur vrasje për motive politike”.

Ajo tha se nuk është pyetur se ku e ndjekin mësimin vajzat e saj.

“Askush nuk më ka dërguar pyetje mua se ku i dërgon vajzat në shkollë”, tha ajo.

Prezenca e mbrojtjes, të cilën e quajti “profesionale”, tha se është “e përcaktuar me protokolle”.

“Kurrë nuk i kam sulmuar familjet e askujt. As kurrë nuk jam marrë me xhipat e askujt”, tha ajo.

Osmani tha se “kam përgjegjësi për veprimet dhe deklaratat e mia, jo të të tjerëve”.

Artikulli paraprakKompania Novo Nordisk shkurton 9 mijë vende pune si shkak i rritjes së konkurrencës nga Eli Lilly
Artikulli i rradhës Regjistrohet tërmet në Maqedoni

Ju sugjerojmë

Kosova pa të dhëna, Shqipëria kryeson Europën: Një e pesta e ekonomisë shkon për ushqim

22/07/2026 Lajme

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.