Kompania amerikane Pfizer ka rënë dakord të ndajë licencën për barin e tyre Paxlovid të zhvilluar kundër COVID-19 në një marrëveshje që mund të mundësojë disa vende në mbarë globin të prodhojnë pilulën antivirale.
Charles Gore, drejtor ekzekutiv i ‘Medicines Patent Pool’, një grup jofitimprurës i fokusuar në aksesin e barnave, komentoi zhvillimin e fundit, duke thënë:
“Kjo licencë është kaq e rëndësishme sepse nëse autorizohet ose miratohet, ky medikament oral është veçanërisht i përshtatshëm për përdorim dhe në vendet me të ardhura mesatare dhe mund të luajnë një rol kritik në shpëtimin e jetëve, duke kontribuar në përpjekjet globale për të luftuar pandeminë aktuale.”
Sipas studimeve laboratorike, bari Paxlovid është i sigurt dhe efektiv. Pfizer gjithashtu raportoi se ul rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes nga COVID-19 me 89% kur administrohet menjëherë pas fillimit të simptomave, përcjell Gazeta Shneta.
Prodhuesi i barnave planifikon të kërkojë autorizimin për barin Paxlovid nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA. /Gazeta Shneta/