Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kompanitë e duhanit po thyejnë rregullat dhe kufizimet e Instagramit për të targetuar të rinjtë

Jetë 29/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri paralajmëron se kompanitë amerikane të duhanit po shkelin rregullat e Instagramit, të cilat synojnë mbrojtjen e të rinjve nga përmbajtjet që promovojnë duhanin dhe nikotinën.

Sipas politikave të platformës, përmbajtjeje e industrisë duhet të jenë të kufizuara sipas moshës dhe të paarritshme për personat nën 21 vjeç. Megjithatë, studiuesit zbuluan se këto masa shpesh nuk zbatohen, shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.

Studimi i publikuar më 27 janar në revistën “Tobacco Control”, përdori një llogari fiktive në Instagram të regjistruar në emër të një përdoruesi nën moshën 21 vjeç.

Rezultatet treguan se përdoruesit e mitur kishin akses të pakufizuar në përmbajtje të lidhura me duhanin në 47% të rasteve, duke zbuluar boshllëqe serioze në sistemin e kontrollit të moshës.

Gjatë studimit u analizuan rreth 1,700 postime që lidhen me vapimin, pirjen e duhanit dhe qeskat me nikotinë nga gjashtë marka të njohura: “Vuse”, “Lost Mary”, “ZYN”, “Velo”, “Lucky Strike” dhe “Winston”.

Më shumë se 70% e postimeve përmbanin lidhje drejt faqeve komerciale të duhanit, ndërsa 42% e përmbajtjeve të publikuara nga influencerë ose personazhe të famshëm nuk deklaronin lidhje financiare me markat.

Vetëm 41% e postimeve kishin paralajmërim për moshën, ndërsa 73% përmbanin paralajmërime shëndetësore.

Studiuesit theksuan se disa marka, si “Lucky Strike” dhe “Lost Mary”, shfaqnin më shpesh mungesë të kufizimeve sipas moshës, çka është veçanërisht shqetësuese pasi “Lost Mary”, përdor elemente vizuale që mund të tërheqin të rinjtë.

Sipas ekspertëve të shëndetit publik, këto praktika ngrenë shqetësime serioze mbi rolin e rrjeteve sociale në mbrojtjen e përdoruesve të rinj dhe nevojën për zbatim më të fortë të rregullave ekzistuese. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAksioni i Antidrogës në Suharekë: Tre të arrestuar, konfiskohet edhe kokainë
Artikulli i rradhës Terapia hormonale e menopauzës rrit efektin e barnave për humbje peshe

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.