Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kompanitë kryesore të AI kërkojnë ligje për kontrollin e ADN-së sintetike

Jetë 05/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtues të kompanive të mëdha të inteligjencës artificiale, përfshirë, OpenAI, Anthropic, Microsoft, AI dhe Google DeepMind, së bashku me ekspertë të bioteknologjisë, i kanë bërë thirrje Kongresit amerikan të miratojë ligje që kërkojnë kontrolle sigurie për blerjet e ADN-së sintetike.

Në një letër të përbashkët, ata paralajmërojnë se mungesa e rregullimit mund t’u japë aktorëve të rrezikshëm mundësinë të porosisin sekuenca gjenetike që mund të përdoren për rikrijimin e patogjenëve të rrezikshëm apo zhvillimin e armëve biologjike.

ADN-ja sintetike është material gjenetik i prodhuar artificialisht, që mund të porositet online dhe të dërgohet si çdo furnizim laboratorik. Teknologjia përdoret për zhvillimin e vaksinave, kërkime shkencore dhe prodhimin e barnave, por ekspertët thonë se mund të keqpërdoret.

Nënshkruesit e letrës kërkojnë: Kontrolle të detyrueshme të porosive dhe të klientëve, mbajtje të detyrueshme të regjistrave për gjurmimin e aktivitetit të dyshimtë, raportim të porosive të dyshimta autoriteteve përkatëse.

Sipas tyre, kontrolli i porosive është një nga masat më të kuptuara dhe më pak penguese për biosigurinë.

Ekspertët paralajmërojnë se përparimet e shpejta në inteligjencën artificiale po ulin barrierat teknike për përdorimin e njohurive biologjike.

Ata theksojnë se disa sisteme AI tashmë mund të japin përgjigje shumë të avancuara për procedura laboratorike që më parë kërkonin ekspertizë të nivelit doktorature.

Çështja nuk kufizohet vetëm në Shtetet e Bashkuara. ADN-ja sintetike mund të porositet dhe dërgohet globalisht, ndërsa aktualisht nuk ka një ligj të unifikuar evropian që rregullon këto blerje.

Komisioni Evropian, në propozimin për Aktin e Bioteknologjisë të vitit 2025, ka identifikuar sekuencat sintetike të ADN-së dhe ARN-së si “produkte bioteknologjike me shqetësim” dhe ka propozuar masa të ngjashme, si verifikimi i klientëve dhe raportimi i porosive të dyshimta.

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Studim: Gati 1 në 5 të rinj kërkojnë këshilla për shëndetin mendor nga inteligjenca artificiale

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.