Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Dr. Pleurat Sejdiu, ka folur për ecurinë e ndërtimit të objektit të odave të profesionistëve shëndetësorë.
Sejdiu në mbledhjen e 6-të të Kuvendit të OMK-së ka treguar se çfarë përgjigje ka marr nga komuna e Prishtinës për ndarjen e parcelës të cilën e kanë kërkuar.
“Parcela ndërmjet instituteve B dhe fakultetit, na është thënë nga komuna se ende nuk është e qartë nëse do t’i jepet odave”, ka deklaruar Sejdiu, shkruan Gazeta Shneta.
Kjo parcelë është brenda hapësirave të QKUK-së. Sejdiu ka thënë se komuna ua ka dërguar skicat e kësaj parcele dhe tani pritet të përzgjedhet një hapësirë tjetër pasi donatorët janë të interesuar të ndajnë investimin sa më shpejt. /Gazeta Shneta/