Komuna e Prishtinës ka shpallur konkurse publike për plotësimin e 81 vendeve të lira të punës në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe Qendrës së Mjekësisë Urgjente (QMU).
Konkurset janë publikuar më 9 korrik dhe përfshijnë pozita profesionale, teknike dhe mbështetëse.
Numri më i madh i pozitave është hapur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku kërkohen gjithsej 60 punonjës në profile të ndryshme profesionale dhe mbështetëse, përcjell Gazeta Shneta.
Ndër pozitat e shpallura janë: 16 infermierë të përgjithshëm, 12 mjekë të përgjithshëm, 6 stomatologë, 6 asistentë të stomatologjisë, 5 teknikë laborantë, 4 specialistë të mjekësisë familjare, 4 teknikë të radiologjisë, 3 asistentë administrativë, 2 rrobalarëse, 2 vozitës, si dhe nga një specialist i radiologjisë dhe specialist i biokimisë.
Ndërkohë, Qendra e Mjekësisë Urgjente ka shpallur konkurs për 21 vende të lira pune, përkatësisht 10 infermierë vozitës, 7 mjekë të përgjithshëm dhe 4 zyrtarë administrativë. /Gazeta Shneta/



