Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar rreth përparimit të shërbimeve mjekësore në QKMF-të e kryeqytetit nga viti 2013 deri në 2017.
Sipas Ahmetit, puna e QKMF-ve po ndikon edhe në përmirësimin e punës në QKUK, pasi u është zvogëluar numri i rasteve.
“Prej vitit 2013, shëndetësia në Prishtinë ka shënuar rritje të dukshme në cilësi. Numri i shërbimeve ka kaluar dyfishin dhe tani arrin 1.2 Milion shërbime shëndetësore,” shkruan Ahmeti në Facebook, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas tij, referimi në ShSKUK (Shërbimi Spitalor i Klinikës Universitare të Kosovës) është më pak se 15 përqind. Pra, më shumë se 85 përqind të pacientëve që vijnë në QMFtë tona shërohen në QMF-të tona që është shifër rekorde për shëndetësinë primare.
Ahmeti, gjithashtu, ka publikuar statistikat e gjendjes së shërbimeve shëndetësore në ShSKUK, bashkangjitur me postimin e tij.
/Gazeta Shneta/