Ideja e ushqyerjes për dy persona ka tejkaluar shumë ndryshime në vitet e fundit derisa mjekësia ka filluar të ngre vetdijësimin e rëndësisë së ushqimit të bebeve të palindura, dhe ndikimin që ushqimi ka tek to. Vitamina dhe mineralet e ndryshme gjatë periudhave të ndryshme të shtatëzanisë, ndryshojnë me rekomandimet për marrjen e kalorive përkatëse. Derisa ushqyerja e shëndetshme është kritike gjatë të gjitha stazave të shtatëzanisë, rëndësija e ushqimeve varet në muajin në të cilin gjenden.
Tremujori i parë
Femrat mund të kalojnë disa javë të tremujori të parë, pa e ditur se janë shtatëzënë. Gjatë kësaj periudhe zakonisht fitohet shumë pak peshë trupore, dhe të pakta janë femrat që duken shtatëzëna. Derisa mund të jetë tunduese ta konsideroni sa më pak të nevojshme për ushqyerjen e duhur, gjatë kësaj periudhe ndodhin zhvillime madhore të cilat janë shumë të rëndësishme edhe për nënën dhe për beben. Nënat e ardhëshme nuk kanë nevojë për kalori të shumta kaq herët, por ato kanë sasi të madhe të hekurit dhe acidit folik.
Hekuri është i rëndësishëm për parandaluar aneminë pasiqë furnizimi me gjak rritet për të mbrojtur zhvillimin e bebes. Rreth kësaj çështje, Kongresi Amerikan i Obstetrikëve dhe Gjinekologëve, kanë raportuar se duhen të paktën 400 mg acid folik në ditë gjatë trimesterit të parë për të parandaluar defektet të tubave neural.
Tremujori i dytë
Gjatë tremujori të dytë, femrat fillojnë të vërehen se janë shtatëzënë, pasiqë bebja vazhdon të rritet me hapa më të mëdhenjë. Shoqata Amerikane e Shtatëzanisë raporton se femrat shtatëzëna gjatë kësaj faze kanë nevojë për më shumë kalori gjatë ditës, respektivisht rreth 300 kalori më shumë sesa në përditshmërinë e zakonshme. Proteina bëhet më e rëndësishme gjatë kësaj kohe, dhe ushqimet e tjera si hekuri dhe kalciumi vazhdojnë të jenë të rëndësishme për zhvillimin e bebes, shkruan Live Strong, transmeton Gazeta Shneta.
Tremujori i tretë
Gjatë tremujori të tretë dhe final të shtatëzanisë, femrat vazhdojnë të shtojnë peshë deri në ditën e lindjes. Atyre ende iu duhen rreth 300 kalori shtesë në ditë, thekson Shoqata Amerikane e Shtatëzanisë. Megjithatë, ACOG raporton se disa femra kanë nevojë edhe për më shumë se kaq kalori, derisa 300 kalori në ditë është përkufizim i përgjithshëm.
Cila është faza më e rëndësishme?
Përgjigjja e shkurtër është: TË GJITHA. Megjithatë, përgjigjja e vërtetë nuk është dhe aq e thjeshtë. Gjatë tremujori të parë, ushqyerja e mirëfilltë mund të jetë e rezervuar për disa arsye. Fillimisht, disa femra që nuk janë në dijeni se janë shtatëzëna, humbin ushqyerjen kyqe për zhvillim të mirë të bebes. Gjithashtu, të vjellurat dhe plogështia janë shenjat e para të shtatëzanisë, dhe këto vështirësojnë ushqyerjen për shkak të mundimit. Fatmirësisht, marrja e vitaminave prenatal mund të ndihmojë të kompenzoni të gjitha të mirat që keni humbur gjatë kësaj faze të shtatëzanisë. /Gazeta Shneta/