Me një komunikatë me tre rreshta është njoftuar opinioni për pranim-dorëzimin e detyrës së ministrit të Shëndetësisë nga Uran Ismaili tek Arben Vitia.
Kjo ngjarje nuk është paralajmëruar fare nga MSH për gazetarët dhe ka mjaftuar një komunikatë me tre rreshta dhe 3 fotografi për të njoftuar opinionin, shkruan Gazeta Shneta.
“Ministri i ri i Shëndetësisë dr. Arben Vitia pranoi sot detyrën në krye të kësaj ministrie nga ish ministri Uran Ismaili”.
“Gjatë këtij pranim-dorëzimi të detyrës Ministri Vitia tha se do të punojë për të mirën e pacientëve dhe personelit shëndetësor në Kosovë”.
“Ndërkaq, ish-ministri Ismaili i uroi sukses në postin e ri ministrit Vitia dhe i uroi të vazhdojë me punë të mira në sektorin e shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.