Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 25 raste të infektimit me Covid nga 2,370 testime të kryera.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), brenda kësaj periudhe është shënuar një rast i vdekjes nga Covid, shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 362 pacientë e kanë mposhtuar Covid-19, kurse numri i rasteve aktive ka rënë në 1,335.
Mes tjerash, MSh-ja ka bërë të ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 12,005 doza të vaksinës anti covid, kurse 598,551 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./GazetaShneta/