Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 589 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 43 raste pozitive.
Në 24 orët e fundit janë raportuar dy viktima si pasojë e covid-19 (1 rast nga MIQ-COVID, QKUK dhe 1 rast nga Spitali i Prizrenit), kurse 123 pacientë e kanë mposhtur betejën kundër covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 15.663 raste nga 68.463 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 627 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 123 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.359”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së
Rastet pozitive vijnë nga këto komuna: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Gjakovë, Kamenicë, Lipjan dhe Vushtrri./GazetaShneta/