Ka shkuar në 20 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.
Në njoftim thuhet se rasti i ri është kontakt nga fshati Bradash i Podujevës, grua 55-vjeçare, shkruan Gazeta Shneta.
“Nga data 08.02.2020 deri me 18.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 308 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej njëzet raste prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot me 18.03.2020 është konfirmuar një rast pozitiv për virusin SARS-CoV-2: Rasti i konfirmuar është rast kontakti nga fshati Bradash-Podujevë, e gjinisë femër 55 vjeç”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/