Pacientja britanike e cila dyshohej se është prekur nga koronavirusi, ka rezultuar negative në analizat e kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i IKSHP-së Dr. Naser Ramadani dhe Dr. Lindita Ajazi-Berisha. Të dy kanë deklaruar se rezultati i analizave është negative, shkruan Gazeta Shneta.
——————————
Rasti i dyshimtë me koronavirusin ka rezultuar negative, ka mësuar Gazeta Shneta nga burime Brenda QKUK-së.
Ky burim ka deklaruar për Gazetën se analizat nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë konfirmuar se rasti i dyshimtë me koronavirus ka rezultuar negativ.
Para disa orësh u raportuar se një grua është paraqitur në Klinikën Infektive në QKUK për të kryer analizat për koronavirus, pasi e njëjta dyshonte se është prekur nga kjo sëmundje. Ajo ka treguar se ka qëndruar në një qendër skijimi jashtë Kosovës ku disa persona kishin qenë të prekur nga sëmundja.
Për këto dyshime u mbajt edhe një konferencë e jashtëzakonshme për media nga ministri i shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtori i Institutit Naser Ramdani. /Gazeta Shneta/