Panik dhe show ka shkaktuar një rast i paraqitur si i dyshimtë me koronavirus nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.
Ky institut ka njoftuar tani edhe zyrtarisht se pacientja ka pasur ethe dhe kollitje të lehtë, por analizat kanë treguar se ajo jo vetëm që nuk është prekur nga koronavirusi, por as nga infulenza A dhe B, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme drejtori i Instiutit dhe ministri i Shëndetësisë kanë mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme ku treguan se po merren me rastin e dyshimtë.
Njoftimi i plotë i IKSHP-së:
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot rreth orës 17.00 ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK se një paciente me nënshtetësi britanike është referuar nga Qendra Emergjente e Gjilanit për në Klinikën Infektive. Pacientja është staf ndërkombëtar në Kosovë dhe e njëjta ka qëndruar në një qendër skijimi në Mont Blanc, Francë, para disa ditësh.
Pacientja është vizituar nge ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe në aspektin klinik ka pasur ethe të lehta dhe kollitje të lehtë.
Menjëherë është marrë mostra për analizë laboratorike dhe është sjellur për diagnostikë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në ora 19.00.
Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në novel coronavirus (2019 – nCoV) dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ për të tri analizat, domethënë pacientja nuk është e infektuar me novel coronavirus (2019 – nCoV) dhe me influenza A dhe B.