Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Konkursi për stomatolog në QSKUK, infermierët e përgjithshëm diskualifikohen nga gara

Lajme 10/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Stomatologjike Klinike Universitare e Kosovës më 11 nëntor 2021 pati hapur konkurs për pranimin e disa mjekeve specialistë të stomatologjisë në mesin e tyre edhe asistentë të stomatologjisë- infermierë në të cilën kishin të drejtë aplikimi edhe kandidatët me shkollim të infermierisë së përgjithshme, por kriteri i aplikimit ndryshoi në rihapjen e konkursit më 8 shkurt të këtij viti shkruan Gazeta Shneta. 

Infermierët e përgjithshëm nuk kishin të drejtë të aplikonin më për pozitën asistentë të stomatologjisë.

Njëra nga aplikueset për këtë pozitë e cila deshi të mbes anonime tregoi për Gazetën Shneta se edhe pse dokumentet i kishte kompletuar ashtu siç kërkohej në kriterin e konkursit, u kthye mbrapa, për shkak se ajo ishte infermiere e përgjithshme dhe se ky kriter ishte ndryshuar.

Konkursi i dates 11.11.2021

 

Konkursi i dates 08.02.2022

Nga Qendra Klinike Stomatologjike e Kosovës në një sqarim për Gazetën thonë se tani kanë kuadro të mjaftueshëm të asistenteve dhe teknikeve të stomatologjisë “të cilët ofrojnë shërbime më kualitative dhe janë më të thirrur për shërbimin e këtij profesioni”.

“Sa i përket çështjes së mos pranimit të aplikacioneve për infermier të përgjithshëm, njësia e personelit është duke vepruar në pajtim të plot me kriteret e përcaktuar në konkurs përkatësisht sipas pikës – kualifikimi (shkollim) dhe dokumentet e kërkuar”, thuhet tutje në sqarimin e tyre duke mos dhënë detaje pse është larguar nga kriteri për aplikim me infermieri të përgjithshme.

Në anën tjetër, thuhet se më herët për shkak të mungesës së profileve të shkolluara janë pranuar dhe infermier të përgjithshëm, të cilët në shkollimin e tyre janë të trajnuar dhe përgatitur në mjekësi të përgjithshme.

Në lidhje më këtë Gazeta Shneta ka kërkuar sqarim edhe nga Shërbimi Spitali Klinik Universitar i Kosovës por të njejtët nuk janë përgjigjur. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak20 pacientë me oksigjeno-terapi nga COVID-19 në ShSKUK
Artikulli i rradhës Forcat ruse sulmojnë një maternitet në Ukrainë, lëndohen gratë shtatzëna

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.