Forcat ruse po vazhdojnë me sulme nga ajri në Ukrainë edhe në objekte civile.
Në rrjetet sociale janë publikuar disa fotografi të Evgenly Maloletka nga AP ku shihet një maternitet i dëmtuar nga bombardimet.
Pas këtij sulmi janë evakuuar gratë shtatzëna të cilat ishin të shtrira në këtë klinikë, ndërsa bëhet e ditur se janë lënduar 17 persona.
Në mesin e të lënduarve shihen edhe gratë shtatzëna, të cilat ndihmohen nga ushtarët ukrainas. /Gazeta Shneta/