Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Konsumimi i dy ose më shumë pijesh alkoolike në ditë lidhet me rrezik të lartë të kancerit të zorrës

Jetë 28/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Faktorë si dieta e pasur me mish të përpunuar dhe e varfër me fibra, mbipesha dhe mungesa e aktivitetit fizik janë të lidhur me rrezikun e kancerit të zorrës së trashë. Një studim i fundit tregon se konsumimi i rregullt i sasive të mëdha të alkoolit gjatë jetës mund të rrisë gjithashtu këtë rrezik.

Studimi, botuar në revistën “Cancer”, shqyrtoi lidhjen midis konsumit jetësor të alkoolit dhe incidencës së kancerit të zorrës, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit përdorën të dhëna nga “Prostate, Lung, Colorectal, and Ovarian (PLCO) Cancer Screening Trial”, duke përfshirë informacione mbi stilin e jetës dhe dietën e pjesëmarrësve.

Pjesëmarrësit u klasifikuan si konsumues aktualë, të mëparshëm ose asnjëherë konsumues dhe u ndanë në katër kategori bazuar në mesataren e konsumit javor të alkoolit gjatë jetës: më pak se 1, 1 deri më pak se 7, 7 deri më pak se 14, dhe 14 ose më shumë pije në javë. Konsumi i shpeshtë në të gjithë jetën u klasifikua si i lehtë, i moderuar ose i rëndë.

Në studim përfshihen 88,092 pjesëmarrës për kancerin e zorrës dhe 12,327 për adenomat kolorektale (tumore jo kancerogjene, por që mund të shndërrohen në kancer).

Rezultatet treguan se personat që ndërprenë konsumimin e alkoolit kishin një rrezik më të ulët për adenomat jo të avancuara krahasuar me konsumuesit aktualë, duke sugjeruar një përfitim të mundshëm nga ndalimi i alkoolit.

Ky studim nënvizon rëndësinë e kufizimit të konsumit të alkoolit për parandalimin e kancerit të zorrës së trashë dhe potencialisht për shëndetin afatgjatë të zorrëve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPublikohen listat e barnave dhe materialit medicinal që gjenden në Barnatoren Qendrore të QKUK – ShSKUK
Artikulli i rradhës Studim: Kujdesi për nipërit dhe mbesat i bën mirë trurit, veçanërisht te gjyshet

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.