Për aq kohë sa kafja nuk konsumohet në sasi të larta nuk shfaq efekte anësore në fertilitetin tuaj.
Shumë çifte shmangin konsumimin e kafesë me qëllim të zvogëlimit të shanseve për infertilitet dhe për këtë tregojnë edhe hulumtimet e fundit shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Një nga studimet e fundit përfshiu më shumë se 3,000 gra, ku studiuesit analizuan fertilitetin dhe sasinë e konsumuar të kafesë.
Rezultatet treguan se gratë që konsumuan më shumë se 300 mg kafeinë në ditë kishin nivele të ngjashme të pjellorisë krahasuar me gratë që pinin më pak se 100 mg kafeinë.
Në lidhje me këtë çështje, profesionistët shëndetësor rekomandojnë konsumimin e jo më shumë se 200-300 mg kafeinë në ditë./GazetaShneta/