Në faqen e saj zyrtare, mamia Razije Musa ka ndarë për nënat këshillën e radhës dedikuar leximit të librave për të vegjëlit tuaj.
Që nga momenti kur foshnja ndodhet në barkun tuaj, do të njoftohet më zërin tuaj dhe sapo të lind ju mund të vazhdoni duke kënguar ninulla shkruan GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Mamia ka bërë të ditur se në muajin e tretë të zhvillimit të bebit tuaj ju mund ta merrni në prehër dhe të lexoni libra me zë të butë.
“Është e qartë se i vogli juaj nuk do ta kuptojë kuptimin e asaj që ju thoni, por ritmet dhe tingujt e ndryshëm do të ndihmojnë në stimulimin dhe zhvillimin e dëgjimit të tij, si dhe vendosjen e themeleve të mira për aftësitë e dëgjimit më vonë në jetë.”, shtoi tutje mamia./GazetaShneta/