Spitalet në Ekudor të Amerikës së Jugut janë të mbingarkuara me pacientë të infektuar me COVID-19.
Në një konferencë për shtyp, nënkryetari Otto Sonnenholzner tha se spitalet publike janë duke pasur një rritje jashtëzakonisht të madhe me pacientë të infektuar shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Ai shtoi se Ekuadori planifikon të zgjeroj njësitë e kujdesit intensiv për të ndihmuar pacientët e infektuar.
Në Ekuador janë raportuar 51,643 raste me COVID-19 dhe 4,274 viktima, sipas Universitetit Johns Hopkins./GazetaShneta/