Ekspertët e shëndetit, kanë frikë se tensionet sezonale mund të përbëjnë efektet e sëmundjes së re me Covid, e cila mund të bëjë përsëri kthesë në motin e ftohtë dhe të thatë.
Shkencëtarët besojnë se virusi korona do të vazhdojë të qarkullojë derisa të shfaqet një vaksinë efektive shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Deri në dimër, kjo i bie që mund të përfundojmë duke luftuar dy epidemi, një nga gripi që zë rrënjë këtë vit, dhe Covidin që vazhdon tutje thonë ekspertët.
Fatmirësisht, megjithatë mjekët besojnë se çdo rritje e rasteve me grip do të përfundonte më butësisht sesa kjo e pandemisë me Covid.
Dr. Wenqing Zhang, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha për Daily Telegraf se vendet duhet të mbeten vigjilente ndaj këtyre gjendjeve.
Ai tha se: “Mund të ketë një rritje të rasteve pasi që virusi i gripit ende qarkullon, megjithëse në nivele të ulëta”.
Ofruesit e kujdesit shëndetësor të vendeve të ndryshme kanë filluar grumbullimin e vaksinave të gripit që të kalohet më lehtë kjo situatë.
Ndërsa koronavirusi vazhdon të qarkullojë, gripi sezonal mund ta mbajmë në kontroll.
Dr. Zhang shtoi se: “Aktivitet jashtëzakonisht i ulët i gripit u pa gjithashtu në 2003-ën, gjatë shpërthimit të koronavirusit Sars”.
“Për momentin, virusi Sars-CoV-2 është virusi mbizotërues që qarkullon, mbi gripin dhe viruset e tjera të frymëmarrjes” përfundoi Dr. Zhang duke aluduar për kujdes. /Gazeta Shneta/