Është pyetja që të gjithë duan të përgjigjen: Sa kohë jemi të mbrojtur nga Covid-19, pasi të jemi shëruar dhe çfarë do të thotë kjo me të vërtetë?
“Personat që kanë testuar pozitiv për COVID-19 nuk kanë nevojë të karantinohen ose të testohen përsëri për deri në 3 muaj për sa kohë që nuk zhvillojnë përsëri simptoma”, thuhet në udhëzimin e CDC në qendrën SHBA-së.
Një zëdhënës i CDC-së, tha që ky vendim është i bazuar në shkencën më të fundit në lidhje me COVID-19 që tregon se njerëzit mund të vazhdojnë të testojnë pozitiv deri në 3 muaj pas diagnozës dhe të mos jenë infektues për të tjerët”.
Megjithatë, “kjo shkencë nuk nënkupton që një person është imun ndaj riinfeksionit me SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19, në 3 muajt pas infeksionit.
Të dhënat e fundit thjesht sugjerojnë që ritestimi i dikujt në 3 muaj pas infeksionit fillestar nuk është e domosdoshme përveç nëse ai person po shfaq simptomat e COVID-19 dhe simptomat nuk mund të shoqërohen (ose aludojnë) me një sëmundje tjetër “, thuhet në deklaratën e CDC-së. /Gazeta Shneta/