Koronavirusi ‘nuk përhaphet lehtësisht’ nga prekja e sipërfaqeve ose objekteve, sipas formulimeve të azhurnuara në faqen e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC).
Ky ndryshim u bë në 11 maj pa një njoftim nga organizata, sipas NBC News, transmeton Gazeta Shneta.
Ndryshimi, i cili u bë gjatë një rishikimi të brendshëm të faqës së tyre të internetit, kishte për qëllim të sqarojë llojet e tjera të përhapjes përtej personit te tjetri.
Por, nuk duket të ketë ndonjë të dhënë të re se si grimcat virale infektive janë në sipërfaqe, sipas NBC News.
Hulumtimet e mëparshme të publikuara në 17 mars në New England Journal of Medicine kishin zbuluar se koronavirusi mund të qëndronte në ajër deri në 3 orë, në bakër deri në 4 orë, në karton deri në 24 orë dhe në plastikë dhe çelik deri në 72 orë.
Por, është akoma e paqartë se sa kohë SARS-CoV-2 mund të mbetet në sipërfaqe dhe sa infektive mund të jenë ato sipërfaqe.
Koronavirusi përhapet shumë lehtë dhe është i qëndrueshëm midis njerëzve dhe kjo është rruga kryesore e transmetimit, thotë CDC në faqen e tyre të internetit. Sidoqoftë, virusi nuk përhapet lehtë në mënyra të tjera, lexohet në nëntitull të tyre.
Megjithëse është e mundur që Covid-19 të përhaphet në mënyra të tjera përveç kontaktit person-person duke përfshirë prekjen e sipërfaqeve ose objekteve dhe më pas prekjen e gojës, hundës ose syve.
Por, tanimë shumica e njerëzve janë të kujdesshëm se çfarë masat paraprake duhet të marrin. /GazetaShneta/