Nëse kishte ndonjë dyshim se koronavirusi i ri nuk është thjeshtë “një grip i keq”, një studim e vendos këtë. Autorët e studimit zbuluan se në SHBA pati 20 herë më shumë vdekje në javë nga Covid-19 sesa nga gripi.
“Megjithëse zyrtarët mund të thonë se SARS-CoV-2 është vetëm një grip tjeter, kjo nuk është e vërtetë”, thanë autorët nga Shkolla e Mjekësisë Harvard.
Që kur u shfaq për herë të parë koronavirusi, njerëzit e kanë krahasuar atë me gripin, duke theksuar se gripi shkakton dhjetëra mijëra vdekje çdo vit në SHBA. Në të vërtetë, gjatë sezonit aktual të gripit, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vlersojnë se ka pasur deri në 62.000 vdekje nga gripi në SHBA që nga tetori i vitit 2019 deri në prill 2020.
Në një shikim, kjo mund të duket e ngjashme me numrin e Covid-19, i cili që nga fillimi i majit, kishte shkaktuar vdekjen e rreth 65.000 personave në SHBA.
Por, kjo nuk përputhet me ato që ofruesit e kujdesit shëndetësor poshohin në vijat e para të pandemisë, veçanërisht në zonat ku ventilatorët kanë qenë në furnizim të shkurtër dhe shumë spitale janë shtrirë përtej kufijëve të tyre.
Autorët vërejnë se analiza e tyre ka disa kufizime, duke përfshirë që numri i vdekjeve të Covid-19 mund të nënvlerësohet për shkak të kufizimeve me testimin për SARS-CoV-2 dhe rezultatet e testimeve negative. Për më tepër, autorët theksojnë se vdekjet nga gripi i të rriturve nuk kërkohet të raporohen tek autoritetet e shëndetit publik në mënyrën se si janë vdekjet e Covid-19, potencialisht nënvleftësimi i vdekjeve nga gripi gjithashtu. /GazetaShneta/