Gjinia e një fetusi mund të zbulohet nëpërmes ultrazërit, por kohë më parë, një gjë e tillë bëhej nëpërmjet reaksioneve kimike të nënës
Sipas një analize të publikuar në gazetën ‘Brain, Behaviour & Immunity’, kjo mënyrë tashmë është konstatuar të jetë e vërtetë, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Dr. Amanda Mitchell, udhëheqëse e kërkimit, vlerësoi 80 gra shtatzëna gjatë tre mujorëve të parë të tyre. Ajo provoi se gjatë kësaj kohe, te gratë u shfaq rritje e shenjave të imunitetit të quajtura ‘cytokine’.
Një nga gratë, Melissa Fox, pësoi një alergji gjatë shtatzënisë me vajzë, gjë që nuk i ndodhi sa ishte shtatzënë me djalë më herët.
Dr. Mitchell tha se kjo konstaton pohimin se gjinia e fetusit shkakton reagime të ndryshme në nënat shtatzëna.
“Sistemi imunitar reagonte më shumë te gratë që ishin shtatzëna me fetus femër, sesa te ato me fetus mashkull”, deklaron ajo.
Ky zbulim vjen pasi shkencëtarët gjetën në janar të këtij viti se gjinia e fëmijës mund të dihet edhe nëpërmjet presionit të gjakut të nënës. /Gazeta Shneta/