Qendrës Klinike Universitare të Kosovës i është shtuar për herë të parë një specialiste e psikologjisë mjekësore.
Në fakt, Kosova për herë të parë do të ketë një profesionist të psikologjisë mjekësore, pasi Spec. Donika Tahirsylaj Alidemi, Msci ka marrë këtë titull në Universitetin e Shkupit, Maqedoni e Veriut.
Tahirsylaj-Alidemi u shkollua në Shkup me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës duke qenë se kjo lëmi ishte deficitare.
Kjo e fundit është pjesë e Klinikës së Neurologjisë, teksa nga tani e tutje do të ofrojë për pacientët e klinikës vizita psiko-neurologjike.
Kosova numëron mbi 20 psikologë klinikë. /Gazeta Shneta/