Udhëheqësi i komapnisë amerikane Pfizer tha se vaksina e tyre me bazë ARNm, është e sigurt dhe 90.7 për qind efektive kundër infeksionit simptomatik tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, raportoi CNN.
Këto rezultate vijnë nga një provë klinike që përfshiu rreth 2,000 fëmijë. U zbuluan vetëm tre raste të infeksionit midis grupit që morën vaksinën, krahasuar me 16 raste në grupin placebo, përcjell Gazeta Shneta.
Kompania Pfizer aktualisht po kërkon autorizimin e përdorimit emergjent nga FDA për të lejuar fëmijët në këtë grupmoshë të marrin një version të dozës së zvogëluar të vaksinës së tyre COVID-19.
“COVID-19 është një infeksion serioz dhe potencialisht fatal ose kërcënues për jetën e fëmijëve,” thanë ndër të tjera, udhëheqësi i kompanisë Pfizer.
“Popullsia pediatrike mbetet e ndjeshme ndaj COVID-19 dhe rastet pediatrike janë rritur në SHBA, veçanërisht me përhapjen e gjerë të variantit B.1.617.2 (Delta) shumë të transmetueshëm.” /Gazeta Shneta/