Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kosova shënon rënie të rasteve me helmim nga ushqimi këtë vit

Lajme 19/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kosova shënon rënie të rasteve me helmim nga ushqimi këtë vit.

Kryeinspektori i inspektoriatit sanitar të Kosovës, Ibrahim Tërshnjaku në një intervistë me shkrim për portalin rtv21.tv lidhur me këtë çështje ka thënë se Kosova qëndron mirë në aspektin e sigurisë së ushqimeve me arsye sanitare.

Referuar statistikave, Tërshnjaku theksoi se në vitin 2023 ka pasur më së shumti raste të helmimeve me ushqim me 17 të tilla, në vitin 2024 me 10 raste, kurse këtë vit deri më tani janë regjistruar 8 raste të helmimit.

Lidhur me sigurinë e ushqimit në lokalet e fast food-eve në Kosovë, ai tha se me zbatimin e masave ligjore dhe me vendimet e gjykatave, ato kanë ndikuar që këto lokale të rrisin nivelin e higjienës.

“Për shkak të rritjes së sigurisë së ushqimit në këto subjekte kemi rritur frekuencën e inspektimeve, zbatimin e masave ligjore si dhe vendimet e Gjykatave në favor të kërkesave për kundërvajtje nga Inspektorati Sanitar, kanë ndikuar që subjektet të rrisin nivelin e higjienës, zbatimin e praktikave të mira të punës dhe praktikat e mira higjienike që të parandalohet rasti i helmimeve me ushqim”, tha ai për portalin rtv21.

I pyetur se sa kanë pasur ndikim kontrollet e inspektorëve sanitarë në këto lokale, ai ka thënë se ka rritje të kujdesit nga subjektet e fast food-eve për cilësinë e ushqimit.

“Frekuenca e kontrollit ka ndikim efikas në sigurinë ushqimore duke bërë gjurmushmërin e rasteve të dyshimta si dhe zbatushmëria e legjislacionit në mënyrë efikase e përmirëson nivelin dhe i mban nën kontroll subjektet e gastronomisë, duke ndikuar në ngritjen e vetëdijes së punëtorëve që përgatisin dhe servojn ushqimin të sigurt dhe higjienik në ato subjekte, kjo ndikon që me kushtet higjienike sanitare të mbahen në mënyrë kontinuele në të gjitha fazat e përpunimit e deri te servimi konsumatorit të fundit. Subjektet e fast food-ve kanë krijuar kushte të mira të punës, pajisje adekuate për trajtimin e ushqimit të sigurt, ata zbatojnë praktika të mira higjienike sepse edhe inspektimet e kryera nga Inspektorati Sanitar dhe masat e ndërmarra ligjore e kanë ngritur nivelin e kujdesit për subjektet të cilat operojnë me ushqim”, tha Tërshnjaku.

Tërshnjaku tha se në të gjitha rastet e helmimeve lokalet e fast food-eve apo ushqimeve të shpejta janë mbyllur përkohësisht dhe ndaj të njëjtave ju është shqiptuar gjoba nga Gjykata.

Krejt në fund ai tha se Kosova në raport me vendet e rajonit ka numër më të vogël të rasteve të helmimit me ushqim.

Artikulli paraprakSot mblidhet Qeveria në detyrë
Artikulli i rradhës Studim: Të vjellat e rënda gjatë shtatzënisë rrisin mbi 50% rrezikun për çrregullime të shëndetit mendor

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.