Gratë shtatzëna që vuajnë nga hiperemeza gravidarum (HG) – një gjendje me të përziera dhe të vjella të rënda – kanë një rrezik dukshëm më të lartë për zhvillimin e problemeve neuropsikiatrike dhe të shëndetit mendor, sipas studimit më të madh të kryer deri më sot mbi këtë temë nga King’s College London dhe South London and Maudsley NHS Foundation Trust.
Studimi, i botuar në The Lancet Obstetrics, Gynaecology & Women’s Health, përfshiu gati gjysmë milioni gra shtatzëna nga 18 vende dhe tregoi se HG lidhet me rritje të mbi 50% të rrezikut për 13 gjendje, përfshirë depresionin pas lindjes, PTSD-në, psikozën post-partum dhe çrregullimet e të ngrënit. Në disa raste, si encefalopatia e Wernicke-s apo refeeding syndrome, rreziku ishte i dyfishuar, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtuesit theksuan se HG shpesh është gjendje e dobësuese, që çon në izolim, ankth dhe madje mendime për ndërprerje të shtatzënisë. Ata kërkuan që gratë me HG të marrin vlerësim dhe përkujdesje të integruar, si për shëndetin fizik ashtu edhe për atë mendor, pavarësisht ashpërsisë së simptomave.
“Sëmundja nuk ndikon vetëm në trup, por mund të çojë edhe në çrregullime serioze mendore që kërkojnë trajtim urgjent,” tha Dr. Hamilton Morrin nga King’s College London./Gazeta Shneta/


