Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kosovës i shtohen edhe 15 doktorë të rinj të shkencave

Lajme 12/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sot ka mbajtur ceremoninë solemne të promovimit të 15 doktorëve të rinj të shkencave.

Të promovuarit janë nga fakultetet: Filozofik, i Shkencave Matematike Natyrore, i Mjekësisë dhe i Edukimit. Rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti, në hapje të kësaj ceremonie, tha që është kënaqësi dhe nder i veçantë të bëjë promovimin solemn të doktorëve të rinj të shkencave.

Ai, duke iu referuar konkursit në proces për studentë të rinj të doktoratës në UP, shtoi që përderisa këta kandidatë po promovohen në këtë thirrje të lartë akademike, kandidatët e tjerë janë duke iu nënshtruar vlerësimit për ta filluar këtë rrugëtim në UP.

Sahiti ka uruar doktorët e rinj për këtë sukses dhe shtoi që ata do të jenë vlerë e shtuar për vendin. Ndërkaq, ishin dekanët e fakulteteve përkatëse ata të cilët treguan për biografinë e kandidatëve, ndërsa promotorët folën për punimet me të cilat kandidatët u avancuan.

Kandidatët e shpallur doktorë shkence janë:

– Nga Fakulteti Filozofik

Avdyl Gashi, Muhabere Maliqi, Dardan Lajçi, Mrika Limani, Mentor Hasani.

– Nga Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore

Malësore Pllana, Veton Haziri, Vjollca Krasniqi.

– Nga Fakulteti i Mjekësisë

Mirlinda Sopi-Krasniqi, Hajdin Çitaku.

– Nga Fakulteti i Edukimit

Rajmonda Kurshumlia, Zamira Gashi-Shatri, Lirika Bërdynaj, Mimoza Kamberi, Elmendina Nikoçeviq-Kurti.

Në këtë ceremoni promovimi, që u mbajt në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, të pranishëm ishin edhe profesorë, familjarët e kandidatëve të promovuar dhe mysafirë të tjerë.

 

 

Artikulli paraprakOnkologjia në kolaps, SHSKUK ka alokuar buxhet por klinika vazhdon të mbetet pa barna
Artikulli i rradhës Çfarë e shkakton një vjellje të rëndë gjatë procesit të shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.