Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Onkologjia në kolaps, SHSKUK ka alokuar buxhet por klinika vazhdon të mbetet pa barna

Lajme 12/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika e Onkologjisë është pothuajse në kolaps për shkak të mungesës së shumë llojeve të barnave dhe përkundër se SHSKUK ka alokuar buxhet prej 3 milionë Eurosh, klinika ende nuk është furnizuar

Shumë lloje të barnave dhe terapive po mungojnë në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, ku trajtohen të sëmurë me kancer, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka pyetur familjarët dhe pacientët gjatë ditës së sotme se çfarë produkesh janë detyruar të blejnë për trajtimin e pacientëve. Një prej tyre ka deklaruar se është detyruar të blejë produktin “Avastine” për kemioterapi.

“Jemi detyru me ble Avastinën për kimoterapi. Një avastin, do të thotë një kimioterapi ka kushtu rreth 800 euro. Gjashtë kimoterapi ka me i marrë. E kemi ble edhe trinodallin edhe atë për kimoterapi 140 euro e kemi ble një kuti prej pesë copave. 27 ampulla i ka përdorë ajo ka qenë pasi që e ka kry kimioterapinë. Kur është prish aparati për shkak të reshjeve 10 ditë e ka përdorë trinodallin pa hy fare në rrezatim, pas 10 dite është rregullu aparati edhe ka fillu edhe me rrezatim”, ka deklaruar një prej tyre, i cili ka dashur të mbetet anonim.

“Sot kemi ble barna për kimioterapi. Rreth 60 euro kanë kushtu. Nuk e di nëse kemi me vazhdu me ble edhe javëve tjera, ose me i ble ose me shku ne shpi pa e marre terapinë”, ka deklaruar një tjetër.

Në Onkologji prej javësh po mungojnë barnat për imunoterapi, ndërsa Gazeta ka siguruar një listë të të gjitha produkteve që mungojnë aktualisht në klinikë.

Ampula Trastuzumab 440 mg; Ampula Bevacizumab 400 mg; Tableta Bicalutamide; Tableta Cyproterone 50 mg; Tableta Capecitabine 500 mg; Ampula Oxaliplatin 100 mg; Tableta Tamoxifen 20 mg; Ampula Cisplatin 50 mg; Ampula Irinotecan 100 mg; Ampula Etoposide 100 mg; TEMOZOLAMIDE 140 mg tableta.

Të gjitha këto produkte janë në mungesë për shkak të mosprocedimit të urdhërblerjeve nga zyrtarët e QKUK-së. Fillimisht mungesa ndodhi për shkak se SHSKUK kishte shpenzuar buxhetin para disa javësh, por Gazeta ka mësuar se ky institucion më 5 tetor ka alokuar 3 milionë euro për barna nga shpenzimet kapitale.

Megjithatë barnat vazhdojnë të mungojnë për pacientët e sëmurë me kancer.

Nga QKUK nuk kanë dhënë sqarime pse nuk është kryer furnizimi, teksa në një sqarim nga drejtori i klinikës Dr. Arben Bislimi, faji është hedhur tek Barnatorja Qendrore.

“Ne vazhdimisht kemi njoftuar në lidhje me mungesat dhe kërkesat për furnizim çdo javë i përcillen Barnatores Qendrore nga ana e Barnatores sonë klinike. Mund të ju konfirmojmë që jemi në pritje të furnizimit të rregullt për tremujorin e katërt. Në lidhje me procedimin dhe realizimin e kërkesave sikurse edhe buxhetit në dispozicion ne nuk jemi kompetent që të japim përgjigje pasi klinika nuk e ka atë përgjegjësi”, ka deklaruar Bislimi në këtë përgjigje.

Ud.drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi ditë më parë ka akuzuar se në të kaluarën është bërë keqplanifkim i furnizimit me barna në Klinikën e Onkologjisë, ndërsa poashtu javën e kaluar ka shkarkuar edhe drejtoreshën e Barnatores Qendrore Gzime Pllana. Por megjithatë Onkologjia po vazhdon të përballet me situatën e njëjtë të mungesës së barnave. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakQKUK nënshkruan kontrat në vlerë mbi 67 mijë euro për karrika dhe tavolina
Artikulli i rradhës Kosovës i shtohen edhe 15 doktorë të rinj të shkencave

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.