Hiperemesis gravidarum është një gjendje e karakterizuar nga të përziera të rënda, të vjella, humbje peshe dhe çrregullim i elektroliteve.
Rastet e lehta trajtohen me ndryshime në dietë, pushim dhe antacide, shkruan American Pregnancy Association.
Ndërsa rastet më të rënda shpesh kërkojnë një qëndrim në spital në mënyrë që nëna të marrë lëngje dhe ushqim përmes injektimit intravenoz transmeton Gazeta Shneta.
Çfarë e shkakton vjelljen kaq të rëndë?
Shumica e grave shtatzëna përjetojnë një lloj sëmundjeje në mëngjes (70 – 80%) tw rasteve.
Studimet e fundit tregojnë se të paktën 60.000 raste të sëmundjes ekstreme të mëngjesit të quajtur hiperemesis gravidarum raportohen nga nënat që mjekohen në një spital.
Besohet se ky mundim i rëndë shkaktohet nga një rritje e niveleve të hormoneve; megjithatë, shkaku absolut është ende i panjohur.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Simptomat e hiperemesis gravidarum zakonisht shfaqen ndërmjet 4-6 javëve të shtatzënisë dhe mund të arrijnë kulmin midis javës 9-13 të shtatzënisë.
Shenjat dhe simptomat e hiperemesis gravidarum që duhet ti dini:
– Nauze dhe vjellje e rëndë.
– Aversionet e ushqimit.
– Ulje e urinimit.
– Dehidrimi.
– Dhimbje koke.
– Konfuzion. /Gazeta Shneta/