Një studim i publikuar në Journal of the American Heart Association zbuloi se vdekshmëria totale nga sëmundjet e zemrës në SHBA u ul me 66% nga viti 1970 deri në 2022.
Vdekshmëria nga infarkti dhe sëmundjet ischemike ra ndjeshëm, por vdekjet nga insuficienca kardiake, sëmundjet hipertensive dhe aritmitë u rritën ndjeshëm, me rritje deri në 450% për aritmitë.
Dr. Sara J. King theksoi se këto ndryshime tregojnë përparimet në trajtimin e infarktit, por edhe sfidat e reja që paraqesin sëmundjet e tjera të zemrës, të cilat kërkojnë më shumë vëmendje nga mjekët dhe sistemi shëndetësor./Gazeta Shneta/


