Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Specializantët sërish protestojnë për paga e kushte më të mira, para Ministrisë së Shëndetësisë

Lajme 27/01/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

“Derisa presim të pjeken kushtet, na u kalbën dëshirat, specializantët që një vit në rrugë, një vit për  një çështjë e cila mund të zgjidhet për një ditë, mos na largoni nga Kosova”, ishin vetëm disa nga pankartat që u vendosën para Ministrisë së Shëndetësisë nga specializantët e mjekësisë.

Protesta e sotme nga specializtatët u shoqërua me kërkesa për kushte më të mira nga ministria, paga të rregullta për specializantët si dhe mosdiskriminim ndaj atyre që vijnë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia, e të cilët punojnë pa rroga që nga fillimi i specializimit, shkruan Gazeta Shneta.

Gjatë protestës përfaqësuesi i specializantëve, Arianit Zaimi u shpreh se ata janë të detyruar që edhe në kushte të ftohta të protestojnë që të kërkojnë nga ministria një trajtim më dinjitoz nga ana e tyre.

“Kushtet elementare të jetesës nuk po plotësohen tash e një vit, këto kushte për të cilat ne po luftojmë që të plotësohen që një vit, mund të realizohen edhe brends një dite, por po them që po mungon vullneti politik që të realizohen kërkesat tona”, u shpreh ai.

Tutje përfaqësuesi u shpreh se po tentohet që buxheti i shtetit, apo paraja publike po kursehet në krah të specializantëve dhe mjekëve të rinjë.

Po ashtu ai ka theksuar se në mesin e specializantëve nentë prej tyre janë nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

“Ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë që kur këta specializantë kanë nënshkruar kontratat dhe ata nuk marrin asnjë cent”, tregoi Zaimi.

E, në lidhje me takim me ministrin, ai tha se një gjë  e tillë është kërkuar por ende nuk është realizuar.

“Kemi takuar takim nga ministri i cili ka thënë që në fillim të janarit që do të plotësoj kërkesat tona, dhe nuk janë realizuar dhe mund të them që strategjia kryesore që po përdoret për t’i realizuar janë strategjia e premtimeve”, shtoi ai.

Edhe specializantja e gjinekologjisë, Anila Zyberi, nga Shqipëria tha se është ndjerë totalisht e diskriminuar pasi që kanë kaluar shtatë muaj që nga nënshkrimi i kontratës dhe nuk ka marrë ende pagë.

Specializantët e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) kanë protestuar edhe më herët para Ministrisë së Shëndetësisë, pasi kërkesa e tyre që t’u paguhen orët e kujdestarive është refuzuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa.

Artikulli paraprakKrasniqi i përmend klinikat më të suksesshme dhe më të dështuarat me listat e pritjes
Artikulli i rradhës Zemaj: Shifrat e larta të të infektuarve me COVID-19 janë epilog i paaftësisë së qeverisë

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.