Më gjashtë nëntor janë bërë një muaj që Ministria e Shëndetësisë është pa ministër, pasi që Qeveria aktuale nën udhëheqjen e Kryeministrit, Albin Kurti, nuk e ka emruar ende askënd në këtë pozitë.
Ndonëse në debate e diskutime publike thonë se sistemi shëndetësorë është prioritet, realiteti duke të jetë ndyrshe. Ministria e Shëndetësisë është pa ‘zot shtëpie’ tash e më terpër se një muaj dhe askush nuk jep ndonjë sqarim për këtë.
Në fillim të muajit tetori ish- ministri, Rifat Latifi, dha dorëheqje nga pozita e ministrit kështu duke mbetur kjo ministri pa askën në krye e në anën tjetër Kryeministri Kurti nuk e ka emruar askënd ministër të ri.
Aktualisht Ministria e Shëndetësisë udhëhiqet nga UD. ministrja Dafina Gexha -Bunjaku, e cila këtë pozitë po e mbanë për të dytën herë që nga koha kur vendi po qeveriset nga Kurti e në anën tjetër dy herë janë ndërruar ministrat në këtë ministri.
Anëtarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale, Floretë Zejnullahu thotë se Qeveria aktuale nuk e ka prioritet shëndetësinë dhe neglizhenca ndaj sektorit të shëndetësisë, sipas saj, është shqetësues.
“Mos emërimi i ministrit për më shumë së një muaj po ndodh për shkak se kjo Qeveri nuk ka prioritet shëndetësinë, madje nuk kanë as plane konkret për të përmirësuar sektorin, nuk është për habi kjo qasje sepse kjo Qeveri nuk ka plane për asnje sektor”, thotë ajo për Gazetë Shneta.
Ajo thekson se shëndetësia në nivel vendi është në kolaps dhe se Qeveria duhet domosdoshmërisht të reflektoj.
“Kjo shpërfaqë edhe mungesë së kuadrove brenda grupit të partisë Vetëvendosje. Sot shëndetësia në Kosovë është pranë kolapsit, prandaj reflektimi karshi kësaj situate është i domosdoshëm dhe urgjent”, thekson ajo.
Mos emrimi i ministrit të ri nga ana e Qeverisë, për Kryetarin e Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve, Besim Kodra është e habitshme.
Sipas tij, problemet në shëndetësi duan shumë kohë të t’u zgjidhur prandaj mos emrimi i ministrit të ri bënë që problemet të rriten në këtë sektor.
“Duke e parë se janë kaq shumë probleme në këtë sektor, është e habitshme se si pas lënjës së detyrës nga ish ministri Latifi nuk është caktuar ende ministri i ri?! Problemet e shtresuara me vite duan shumë kohë për t’u zgjidhur, prandaj sa më shumë vonohemi në caktimin e ministrit të ri, aq më shumë i rrisim problemet aktuale”, u shpreh ai për Gazetën Shneta.
Gazeta Shneta tash e disa ditë ka kërkuar sqarim nga Ministria e Shëndetësisë se kur do të emrojnë ministrin e ri të shëndetësisë mirëpo të njejtët nuk janë përgjigjur.
Në përgjigjet e gazetës nuk janë përgjigjur as kryesuesja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale, Fatmire Kollqaku dhe anëtari i komisonit, Haxhi Avdyli.
Në anën tjetë, sistemi shëndetësore është i mbingarkuar me pozita Ushtrues Detyre, duke filluar nga drejtoresha e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar e deri tek shefat e reparteve në klinika e spitale rajonale.
Me ushtrues detyre janë edhe Inspektorati Shëndetësor, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dhe Agjencia për Pajisje dhe Produkte Medicinale./Gazeta Shneta/