Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kryeministri Ramush Haradinaj jep dorëheqje, u ftua nga Gjykata Speciale

Lajme 19/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje sot nga pozita e tij për shkak se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Lajmin për dorëhqjen e ka dhënë vet Haradinaj në një konferencë për media. “Sapo e informova qeverinë, kam dhënë dorëheqje të parevokueshme prej funksionit të kryetarit të Qeverisë. Arsyeja është se jam ftuar që të intervistohem si i dyshuar nga dhomat posaçme të Gjykatës së Specializaur”, ka treguar Haradinaj në konferencë.

Ai ka treguar se para Gjykatës Speciale do të paraqitet, duke shtuar se në Hagë nuk mund të shkojë si kryetar i Qeverisë por si një qytetar i Republikës së Kosovës.

“Javën tjetër do ta kem intervistimin, dhe kam vlerësuar se atje nuk mund të paraqitem si kryetar i Qeverisë, por si një qytetar i Kosovës. Për me e ruajt nderin e kryetarit të Qeverisë edhe të shtetit, kam menduar se është e drejtë me e marrë këtë vendim”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri tashmë në largim, ka thënë se Kosova është një shtet me kufij të paprekshëm.

Ndër të tjera ka thënë se do të respektojë aspektin ligjor të Gjykatës Speciale.

“Do të kryej detyrat e mia, do ta mbrojë Kosovën si lufëtar i vendit tim. Ndërsa pjesa politike, është shumë gabim që po i kërkohet Kosovës një çmim i papërballueshëm për arritjen e një marrëveshje. Mendoj se është e gabueshme prej lidershipit të Kosovës me ofru oferta të gabueshme, duhet të bëhët kujdes”, ka shtuar kreu i AAK’së.

Haradinaj ka terguar që Qeveria e tij do t’i kryej punët deri në zgjedhjet e ardhshme, duke thënë se tashmë obligimet i kalojnë presidentit të vendit.

“Tani përgjegjësia kalon te presidenti, me i fillu konsultat dhe me e caktu datën e zgjedhjeve”, ka treguar Haradianj./GazetaExpress/

Artikulli paraprakMSH për rastin e inspektores stomatologe: Antikorrupsioni nuk ka gjetur konflikt interesi
Artikulli i rradhës Studimet e fundit në Pragë japin dritën jeshile për kanceret

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.