Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH për rastin e inspektores stomatologe: Antikorrupsioni nuk ka gjetur konflikt interesi

Lajme 19/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për Gazetën ka thënë se Agjencioni Kundër Korrupsion nuk ka konstatuar konflikt interesi në rastin e inspektores Ajla Zymber-Cesko me ordinancën stomatologjike “Ammsar Dent”

Mjekja stomatologe Ajla Zymber-Cesko kishte themeluar dhe licencuar ordinancën e saj private “Ammsar Dent” në vitin 2009. Por pasi ishte pranuar si inspektore në Inspektoratin Shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë, asaj i ishte kërkuar që kompetencat e drejtorit t’ia bartte dikujt tjetër pasi vet nuk mund t’i ushtronte për shkak të konfliktit të interesit me pozitën e inspektores.

Sipas MSH-së Zymber-Cesko e kishte përfillur këtë rekomandim. “Themelues dhe drejtor i këtij institucioni ka qenë Dr. Ajla Zymber Çeshko. Pas punësimit të saj në Inspektoratin Shëndetësor, nga Bordi për Licencim dhe Akreditim (DLA) pranë MSh-së është kërkuar nga inspektorja që të ndërrohet drejtori i institucionit, sepse e njëjta nuk mund të jetë drejtore, derisa është edhe inspektore në MSh.  Ajo e ka përfilluar këtë kërkesë të bordit menjëherë dhe tani drejtor i ordinancës është Z. Muhamed Çeshko”, thuhet në përgjigjen e MSH-së, shkruan Gazeta Shneta.

MSH tutje sqaron se ish-kryeinspektorja Dr. Ardita Baraku iu kishte kërkuar të gjithë inspektorëve deklarimin e bizneseve dhe punëve sekondare në institucione private. Të njëjtat MSH thotë se janë përcjellë edhe në Agjencionin Kundër Korrupsion.

“Me datë 03/06/2019 (shkresa me nr. të protokollit 05-2870) Agjensioni Kundër Korrupsionit ka kthyer përgjigje Inspektoratit (MSh-së) në të cilën konstaton se Inspektorët nuk hyjnë në mesin e zyrtarëve të lartë publik fare dhe pasi që Inspektorati nuk ka rregulla të veçanta ose vendim të veçantë me të cilin ua ndalon atyre punën sekondare private, atëherë nuk ka konflikt interesi. Do të ishte konflikt interesi nëse personi në cilësinë e Inspektorit e inspekton zyrtarisht institucionin privat në të cilin punon (punë sekondare), e kjo nuk ka ndodhur”, thuhet në përgjigje.

MSH sqaron poashtu se inspektorët janë të detyruar të punojnë në profesionet e veta në mënyrë që të mos humbin licencimin nga Oda e Stomatologëve të Kosovës. Poashtu nëse humbin licencat nuk mund të punojnë as si inspektorë.

“Oda e Stomatologëve dhe Oda e Mjekëve të Kosovës sipas statuteve të veta,  kërkojnë që secili profesionist shëndetësor (stomatolog, mjek) për t’u rilicencuar duhet që së paku brenda 5 vjetësh të ketë 2 vite pune në profesionin e vet.  Nëse inspektorët nuk e ushtrojnë profesionin e vet, ata mund ta humbasin licencën me çka u cenohet edhe e drejta për punë si inspektor, sepse në momentin që nuk licenocohen/rilicencohen, ata nuk janë më profesionistë shëndetësor”, thuhet në përgjigjen e MSH-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPrindërit ia vendosin emrin më të veçantë vajzës, e quajnë Arrë
Artikulli i rradhës Kryeministri Ramush Haradinaj jep dorëheqje, u ftua nga Gjykata Speciale

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.