Koronavirus është një gjë e frikshme për të gjithë ne – përfshirë dhe fëmijët.
Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg u përpoq të ndihmojë në lehtësimin e frikës duke mbajtur një konferencë shtypi 30-minutëshe për fëmijët shkruan Quartz.
Ajo shfrytëzoi rastin për të shpjeguar se të gjithë duhet të qëndrojmë në shtëpi dhe se të rriturit që janë të shëndetshëm zakonisht nuk sëmuren nga virusi përcjell Gazeta Shneta.
Jeta, pranoi ajo, është bërë shumë më ndryshe tanimë. Dhe se është normale nëse shohim fëmijët të frikësuar sepse po ndodhin shumë gjëra në të njëjtën kohë.
Norvegjia ka bërë thirrje drejt fuqisë së urgjencës, duke mbyllur kufijtë e saj dhe ka mbyllur shumë institucione publike dhe private përfshirë shkolla dhe kopshte.
Duke folur me fëmijët, Solberg nuk e thjeshtoi gjuhën e saj ose të fliste ndryshe me audiencën e saj; përkundrazi, ajo iu drejtua atyre si njerëzit kureshtarë dhe të shqetësuar që janë.
Siç ndodh shpesh me fëmijët, pyetjet ishin direkte dhe të zgjuara nga ana e tyre:
“Sa kohë do të duhet për të zhvilluar një vaksinë?” pyeti njëri nga ata.
Përgjigjet Kryeminstre Solberg:
“Rreth një viti, ndoshta më pak, por shkencëtarët po punojnë edhe për ilaçe”.
“Pse nuk më lejohet të festojmë ditëlindjen?”
Përgjigjet:
“Është koha të jemi më kreativ dhe të festojmë përmes FaceTime — Solberg gjithashtu sugjeroi që të gjithë nxënësit në klasë duhet të telefonojnë dhe të këndojnë individualisht në festa ditëlindjeje”.
“A do të mbyllen shkollat vetëm për dy javë ose më gjatë?”
Përgjigjet:
“Ne nuk e dimë, mund të jetë më gjatë”…
Në fund tha ajo se po i merr seriozisht pyetjet e fëmijëve dhe po krijon kohë dhe hapësirë për t’iu përgjigjur atyre. Ajo po e pranon se si mund të ndjehen të frikësuar dhe duke e vërtetuar atë.
Poashtu, ka shprehur gaditshmëri për të ndihmuar fëmijët së bashku me Ministrat e Arsimit dhe Edukimit të lart për ta tejkaluar këtë gjendje. /Gazeta Shneta/