Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka vazhduar me promovimin e mjekëve së qytetit të cilin e udhëheq ai.
Këtë radhe Aliu ka postuar biografinë dhe veprimtarinë e kirurgut të njohur maksillofacial, profesorit Sami Salihu. Kreu i Ferizajt e ka çmuart lart kontributin e mjekut në shëndetin e qytetarëve si dhe në arritjet profesionale, transmeton Gazeta Shneta.
Lexoni postimin e tij të plotë:
Janë të rrallë shembujt e kontributeve të jashtëzakonshme në disa fusha, në arsimimin e brezave, punën profesionale për shëndetin e qytetarëve dhe arritjet kulminante profesionale që lënë gjurmë në kohë. I tillë është kontributi lartë i çmueshëm, me vlera të jashtëzakonshme për shëndetësinë, gjurmë që la me punën e tij, Dr. Sami Salihu.
Një karrierë profesionale e begatë, me arritje për lakmi si rrjedhojë e punës së përkushtuar të Dr. Samiut. Nisur qysh me shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë të cilën e përfundoi më 1974, për të vijuar studimet në Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Sarajevës më 1974-’79, të qenurit Drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj më 1984-’85, specializimi në Kirurgji Maxillofaciale në Qendrën Klinike Universitare në Sarajevë më 1988, studimet postdiplomike po në Universitetin e Sarajevës, ndërprerja e marrëdhënies së punës si shumë kolegëve më 1990, çka e shtyri që bashkë me Dr. Ramadan Jasharin të hapin ambulancën specialistike në Doganaj.
Mësimdhënia në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Ferizaj më 1990-1991, hapja e spitalit privat “Uroplastica-Medicus” me degët kirurgji e përgjithshme, kirurgji plastike, kirurgji maksillofaciale, urologji dhe gjinekologji më 1994 deri më 1999, ndjekja e trajnimeve nga implantologjia në Esen të Gjermanisë çka e bën ndër të parët që ka aplikuar implantet dentare në Kosovë, puna në ordinancën stomatologjike në Shtime, angazhimi në shërbim të luftës çlirimtare, puna në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale në QKUK-Prishtinë, themelimi i Poliklinikës ORO-FACE në vitin 2000 ku punon edhe sot.
Të qenurit Prof.ass i lëndëve Kirurgji Orale dhe Kirurgji Maksillofaciale në të dy degët (Mjekësi dhe Stomatologji) në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, kontributi shkencor i publikuar dhe prezantuar në kongrese e revista shkencore në Maqedoni, Kroaci, Austri, Gjermani, Belgjikë, Itali, Francë, Spanjë, Greqi, Turqi, Suedi, Hong-Kong, Bangalore-Indi, Amsterdam, Tel-Aviv, Londër dhe trajnimet profesionale në Austri, Gjermani, Francë, Itali, Suedi, Zvicër, Turqi, ligjërimi në disa universitete të rajonit, të qenurit kontributdhënës në komisione profesionale të Ministrisë së Shëndetësisë, Kryetar i Bordit Etik në MSh, prodekan i Fakultetit të Mjekësisë, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Maxillofaciale deri në vitin 2016 si dhe kryetar i bordit për përpilimin e ligjit për transplant të qelizave, indeve dhe organeve, çka bën punën e tij profesionale, aset të çmueshëm të shëndetësisë shqiptare dhe vlerë të shoqërisë ferizajase.