Kryetari i Këshillit Etik të Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Fejsal Mehmeti, ka dal me një reagim për rastin e operacionit “David” në Kardiokirurgji të QKUK-së lidhur me debatin publik me akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit të mjekëve kardiokirurgë.
Mehmeti iu ka bërë thirrje kolegëve të tij që t’iu përmbahen parimeve etike dhe profesionale, edhe në rastet e komentimeve të procedurave mjekësore, shkruan Gazeta Shneta.
“Mjeku në punën e tij profesionale , por dhe publikimeve është i obliguar t’u pëmbahet parime etiko – profesionale! Ky obligim vlen edhe në rastin e komentimit të procedurave mjekësore! Vlersimet e parakohëshme ,dhe pa një analizë profesionale të shkaqeve të vdekjes , lëndojn ndjenjat e familjes dhe ndikojnë në besimin edhe ashtu të brisht në sistemin shëndetësorë”, ka shkruar Mehmeti në deklaratën e tij.
Kujtojmë se kryetari i OMK-së Pleurat Sejdiu ka kërkuar nga prokurori i Odës që të nis hetimet në lidhje me rastin në Kardiokirurgji, ndaj mjekut operator si dhe ndaj ud.drejtorit të klinikës. /Gazeta Shneta/



