Kryetari i Shoqatës Sindikale të Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, Fitim Havolli, i ka hyrë politikës në zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor. Përveç Havollit edhe anëtari tjetër i kësaj sindikate Enlirat Duraku është angazhuar zyrtarisht në Partinë Fjala
Havolli do të kandidoj për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar ai vet me një postim në Facebook. Havolli nuk ka treguar nëse do të vazhdojë të qëndroj në krye të Sindikatës apo do të tërhiqet, pas angazhimit në politikë, shkruan Gazeta Shneta.
“Dega e dytë dhe këshilli i përgjithshëm i LDK-së, më dha besimin që të jem një ndër të kandiduarit për deputet. Unë nuk do t’i hyjë kësaj gare si një politikan, por si një puntorë shëndetësor, Infermier profesionist, familarë dhe njeri që në jetën time vetëm i ka ndihmuar njerzëzit, kjo tashmë është e dëshmuar”.
“Fokusi im do të jetë në shëndetësi, në përmirësimin e cilësisë shëndetësore dhe përmirësimin e kushteve të infermierëve, pasi që edhe vet i përkas këtijë profesioni. Vendi jonë tani ka nevojë më shumë se kurrë për punë, mjaftë më vetëm fjalë”, ka shkruar Havolli.
Havolli është zgjedhur kryetar i Sindikatës së Infermierëve e cila është themeluar sivjet pas pakënaqësive të shumta ndaj Federatës së Sindikatës të Shëndetësisë dhe akuzave ndaj kryetarit Blerim Syla për mos përfaqësim të kërkesave të infermierëve në Ligjin e ri për Pagat. Këto akuza Syla i pati quajtur me motive politike.
Përveç Havollit edhe anëtari tjetër i kësaj sindikate Enlirat Duraku është angazhuar zyrtarisht në Partinë Fjala. /Gazeta Shneta/