Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Planifikimi familjar dhe mbrojtja nga shtatzënia e padëshiruar

Lajme 07/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Dr. Jakup Ismajli
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dr. Jakup Ismajli, gjinekolog – obsteter
Drejtor i Klinikës Obstetrike Gjinekologjie, QKUK

(Ky artikull është shkruar ekskluzivisht në kuadër të fushatës edukuese/vetëdijesuese për shëndetin e gruas të organizuar nga Gazeta Shneta dhe Klinika e Gjinekologjisë-QKUK)

Mjetet kontraceptive janë mjete ose metoda me qëllim të mos mbetjes shtatëzënë, pra planifikimit familjarë. Përdorimi i kontraceptivëve bëhet me qëllim personal, pra mos dëshira për fëmijë, ose edhe në raste kur indikohet nga mjeku për shkaqe shëndetësore (endometrioza, cikli menstrual me dhimbje, çrregullimet e ciklit etj.).

Mbrotja jo kirurgjike nga shtatëzënia arrihet me metoda medikamendoze dhe barriera fizike.

Medikamentet:

Kontraceptivët oral – pilulat. – Është një nga metodat më efikase si mbrotje ndaj shatëzënisë. Në vehte përban hormone (zakonisht estrogjen dhe progesteron) të cilat veprojnë duke bërë të pamundur ovulimin e femrës, si rrjedhojë edhe shtatëzëninë. Mënyra e përdorimit varion nga lloji  barit dhe prodhuesit, zakonisht vijnë në paketime 21 ditëshe, pra për çdo ditë një pilulë. Femrat që janë duhanpirëse, problemet me shtypje të gjakut, zemër apo enë të gjakut, kanceri në gji, etj. nuk guxojnë të përdorin kontraceptiv oral të këtij lloji. Në treg ka edhe pflastera të lëkurës apo unaza që vendosen në vaginë që kanë veprim të ngjashëm.

Para përdorimit të kontraceptivëve oral duhet patjetër të konsultoheni me Obstetrin/Gjinekologun tuaj!

Paisjet që vendosen në mitër – Spiralja – Një nga metodat që aplikohet mjaftë mirë dhe shpesh në Kosovë është vendosja e mjetit kontraceptiv mbrenda në mitër. Spiralja, siq edhe njihet në popull, aplikohet nga mjeku Gjinekolog/Obstetër që vendos me kujdes atë në mitër duke lënë një pej të hollë jashta saj, që nuk vërëhet nga jasht. Janë dy lloje të spiraleve, ato me Bakër ose me përmbatje hormonale (Mirena). Spiralja me bakër bllokon fekondimin kryesisht duke shprehur efekt toxik në spermë dhe qelizë vezë, kurse Mirena vepron kryesisht duke bërë që zgavra e mitrës të mos pranoj shtatëzëni (implantim). Tek femrat që kanë probleme me infeksione në organe gjinore, gjakderdhje apo ndryshime tjera organike kjo metodë nuk mund të aplikohet.

Barrierat fizike:

Prezervativi (kondomi) mashkullor – Vazhdon të mbetet mjeti që përdoret më së shpeshti si dhe më i lirë për mbrotje ndaj shtatëzënisë. Është i thjeshtë në përdorim dhe mbron duke mos lejuar arritjen e spermës në organet gjinore femërore. E metë e tyre është tendenca për të dështuar (shpërthyer) gjatë marëdhënjes.

Ekzistojnë edhe kondomët femëror dhe diafragmat të cilët ofrojnë mbortje shumë të mirë dhe nuk kanë mangësitë e kondomëve mashkullor, por nuk preferohen shumë nga çiftet.

Coitus interruptus – Ndërperja e mardhëjes– është metoda më e vjetër e kontracepcionit por edhe më e pa sigurta. Konsiston në ndërprerjen e mardhënjes para momentit të ejakulimit të mashkullit.

Ekzistojnë edhe metodat kirurgjike të mbrotjes, që janë:

Vasectomia (ndërprerja e kanaleve të spermës) – që është më e lehtë, më e lirë dhe më pak e rrezikshme. Bëhet nën anestezion lokal duke prerp kanalet e spermes tek mashkulli. Kjo metodë nuk ka asnjë efekt në potencën dhe dëshirën për marëdhënie tek mashkulli përkundër ideve të gabuara që çarkullojnë në popull.

Sterilizimi i tubave (lidhja e tubave) është metodë kirurgjike mjaftë e sigurtë që kryhet tek femra. Me këtë metodë bëhet lidhja/këputja e tubave dhe kështu ndërpehet rruga e qelizës vezë dhe bën të pamundur fekondimin.

Metodat kirurgjike zakonisht i rekomandohen çifteve më të vjetra të cilët kanë përfunduar planifikimin e familjes. Mbetja shtatëzënë pas ciles do nga këto dy metoda mund të bëhet vetëm me asistim të mjekut.

Lexuesi duhet të dij, që e vetmja metodë 100% e sigurtë për tu mbrojtur nga shtëtëzënia është abstinenca – mos kryerja e mardhënjeve seksuale.

Metodën e mbrotjes nga shtatëzënia e padëshiruar duhet ta ket secili person që ka jetë seksuale aktive. Është më mirë të përdorni kontracepcion se të zgjedhni mes një aborti apo një shtatëzënie të pa dëshruar.

Artikulli paraprak‘Doja të dëgjoja tingullin më të bukur në botë, por nuk kishte rrahje të zemrës’
Artikulli i rradhës Kryetari i Sindikatës së Infermierëve i hyn politikës, kërkon vota për deputet me LDK-në

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.