Kardiologia Prof. Dr. Aurora Bakalli është gëzuar mjaft shumë për fitoren e Kosovës në futboll ndaj Çekisë.
Djemtë e përfaqësueses së Kosovës në futboll kanë mposhtur Çekinë në Prishtinë me rezultat 2:1 në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian. Kjo fitore ka bërë krenar të gjithë qytetarët, ndërsa shumë prej tyre gëzimin e kanë shprehur në rrjetet sociale. E një mjeke të zemres, i është bërë zemra ‘mal’ për këtë arritje të djelmoshave kosovarë, shkruan Gazeta Shneta.
“Ju lumte djelmoshat tane. Na bete zemren mal”, ka shkruar Bakalli, specialist e kardiologjisë në QKUK.
Për fitoren e Kosovës ka pasur reagime të shumta duke shprehur kështu gëzimin dhe krenarinë me ‘Dardanët’. /Gazeta Shneta/