Qumështi i gomaricave iu jepet të posalindurve në disa komunitete në Indi, si në Tamilandu dhe Puducherry.
Kur një fëmijë lind, gjyshja e familjes e trajton beben me qumësht të gomaricës, pasi besohet se nxit rritjen, zhvillimin e trurit dhe përmirëson zërin, shkruajnë mjekët nga Instituti i Mjekësisë “Indira Gandhi”, transmeton Gazeta Shneta.
Gjithashtu mendohet se është ilaç kundër kollës, problemeve të mëlçisë, humbjes së oreksit dhe lodhjes.
Por neonatologët në gjithë botën këmbëngulin në ushqyerjen ekskluzive të qumështit të gjirit të nënës dhe paralajmërojnë kundër praktikave që mund të jenë të dëmshme për shkak të johigjienës.
Mjekët e këtij instituti kanë dëshmuar vdekjen e dy foshnjave si rezultat i përpjekjes së prindërve për t’iu dhënë qumësht të gomaricës.
“E para ishte një foshnje mashkull i lindur me lindje spontane vaginale me një peshë prej 2.6 kg. Pas lindjes ka pranuar normalisht qumështin e gjirit të nënës. Në ditën e dytë foshnja u soll me cianozë, probleme në zemër dhe frymëmarrje”.
“Një fëmijë tjetër mashkull me lindje 2.9 kg, i cili po pranonte ushqim mjaftueshëm të gjirit, na sollën pa shenja jete”.
“Në të dy rastet u gjet sasi e madhe e qumështit në aktivitetin oral. Prindërit pranuan se ishin përpjekur t’i ushqenin me qumësht të gomaricës”, thuhet në publikimin e mjekëve.
Mjekët sugjerojnë që të mos përdoren praktika jo të sigurta të ushqimit të bebeve, pasi për këtë qumësht nuk ka ende asnjë argument shkencor. /Gazeta Shneta/