Një vajzë 12-vjeçare ka mbetur pothuajse e palëvizshme pasi u kafshua nga një peshk helmues në plazh.
Evie Austin, u kafshua nga një peshk i quajtur ‘weever’ i cili zakonisht qëndron i zhytur nën rërën e plazhit dhe vetëm sytë i duken nga jashtë, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
“Ne menduam se është vetëm një lëndim i vogël dhe të nesërmen do t’i kalojë. Por pas 2 muajsh e kuptuam se vajza jonë po paralizohet”, ka deklaruar nëna Jane.
Tani familja është duke bërë fushata për të mbledhur para për ta shëruar vajzën e tyre. /Gazeta Shneta/